Katër të lënduar nga një aksident në rrugën Prishtinë – Pejë

Kronikë e zezë

Katër të lënduar nga një aksident në rrugën Prishtinë – Pejë

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 18:23
Foto ilustrim

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në fshatin Llapushnik, në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, në të cilin janë përfshirë katër automjete.

Si pasojë e aksidentit, tre  nga të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Aksidenti ndodhi rreth orës 17:00.

Policia njoftoi se në atë pjesë të rrugës qarkullimi po zhvillohet vetëm nëpër shiritin emergjent, pasi që njësitet janë duke u marrë me aksidentin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat