Vdes një grua në Prishtinë pasi dyshohet se ra nga një objekt, Policia nis hetimet

Kronikë e zezë

Vdes një grua në Prishtinë pasi dyshohet se ra nga një objekt, Policia nis hetimet

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Një grua ka vdekur në Prishtinë, pasi dyshohet se ka rënë në tokë nga një objekt, raporton Express.

Për rastin tashmë kanë nisur hetimet.

Prishtinë 17.11.2022 – 08:37. Është raportuar se viktima femër kosovare pasi dyshohet se kishte rënë në tokë nga një objekt, me ndihmë të shpejtë është dërguar në QKUK ku më pas kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat