Një grabitje ka ndodhur sot në një institucion mikrofinanciar, në rrugën 'Mbretëresha Teutë' në Mitrovicë.
Sipas informatave, siç ka bërë të ditur Policia, dyshohet se nën kërcënimin e armës, personi i dyshuar ka grabitur një shumë të parave nga institucioni në fjalë dhe ka ikur në drejtim të panjohur.
“Njësitë e policisë janë aktivizuar menjëherë për kërkimin e personit i cili është përshkruar nga punonjësit e institucionit ku është kryer grabitja.
Njësitë përkatëse janë duke zhvilluar hetime në drejtim të identifikimit të personit te dyshuar dhe mbledhjen e provave relevante ne lidhje me kë rast.”, ka informuar Policia.