Rastet e sulmeve seksuale gjatë muajve të fundit janë në rritje, ku edhe janë kthyer në shifra shqetsuese.
Një vajzë e mitur është sulmuar seksualisht nga tre persona në Podujevë.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se rasti ka ndodhur më 2 nëntor.
Për këtë rast është njoftuar prokurori për të mitur dhe zyrtari i Qendrës për Punë Sociale.
Rasti është duke u hetuar.
"SULM SEKSUAL
Podujevë 02.11.2022 – 13:00. Me 18.11.2022 viktima femër kosovare e mitur ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga tre persona të dyshuar. Është njoftuar prokurori për të mitur dhe zyrtari i Qendrës për Punë Sociale. Rasti është duke u hetuar", shkruan Policia.