Dyshohet se dy të mitura janë sulmuar seksualisht, njëra në Podujevë, tjetra në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Dyshohet se dy të mitura janë sulmuar seksualisht, njëra në Podujevë, tjetra në Mitrovicë

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Dyshohet se dy të mitura janë sulmuar seksualisht, njëra në Podujevë, ndërsa tjetra në Mitrovicë.

E mitura nga Podujeva dyshohet se është sulmuar nga tre persona.

Ndërkaq, e mitura nga Mitrovica, ishte raportuar si person i zhdukur.

“Podujevë: Me 18.11.2022 viktima femër kosovare e mitur ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga tre persona të dyshuar. Është njoftuar prokurori për të mitur dhe zyrtari i Qendrës për Punë Sociale. Rasti është duke u hetuar”.

“Mitrovicë: Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se ka kryer rastin e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare e mitur e cila ishte e raportuar person i zhdukur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat