Përleshje e rëndë mes të burgosurve në Dubravë

Kronikë e zezë

Përleshje e rëndë mes të burgosurve në Dubravë

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 09:28
Dubrava

Një përleshje e rëndë ka ndodhur dje në Burgun e Dubravës, rast të cilin policia e ka klasifikuar si “tentim vrasje” dhe “lëndim i lehtë trupor”.

Këto dy vepra dyshohet se i ka kryer një person që po vuan dënimin në këtë Qendër Korrektuese.

I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se i ka sulmuar dy viktimat.

I dyshuari dhe viktimat janë në vuajtje të dënimeve në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

“Qendra Korrektuese Dubravë 17-18.11.2022 – 18:35-10:20. Raportohet se në Qendrën Korrektuese Dubravë, i dyshuari mashkull  kosovar ka kryer veprat e lart-cekura. I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se i ka sulmuar dy viktimat. I dyshuari dhe viktimat janë në vuajtje të dënimeve në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit”, thuhet nw raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat