Policia ka njoftuar se mbrëmë në Runik të Skenderajt ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture me targa vendore dhe një këmbësori (fëmijë).
Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal.
Policia e trafikut është duke e hetuar aksidentin.
Ndërsa nuk dihet për gjëndjen shëndetësore të fëmijës.