Policia sot informoi se u arrestua edhe një person i dyshuar lidhur me grabitjen e djeshme në Mitrovicë.
Ndaj të dyshuarit S. M., 37 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës, sipas Policisë, me aktvendim të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor
“Si rezultat i hetimeve të vazhdueshme lidhur me veprën penale Grabitje të ndodhur një ditë më parë në Mitrovicë, hetuesit policor kanë identifikuar dhe kanë arrestuar edhe një person të dyshuar i involvuar në veprën penale grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në Mitrovicë.”, bëri të ditur Policia.
Ndryshe, lidhur me rastin, është arrestuar edhe një 63 vjeçar.