Arrestohet edhe një person për grabitjen e një banke në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Arrestohet edhe një person për grabitjen e një banke në Mitrovicë

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 16:00
Ilustrim

Policia e Kosovës të shtunën ka arrestuar edhe një person tjetër të dyshuar për grabitjen e një institucioni mikrofinanciar të premten në Mitrovicë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se pas intervistimit, ndaj të dyshuarit S. M., 37 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës, me aktvendim të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit  policor.

“Si rezultat i hetimeve të vazhdueshme lidhur me veprën penale Grabitje të ndodhur një ditë më parë në Mitrovicë, hetuesit policor kanë identifikuar dhe kanë arrestuar edhe një person të dyshuar i involvuar në veprën penale grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në Mitrovicë.

Pas intervistimit, ndaj të dyshuarit S. M., 37 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës, me aktvendim të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit  policor”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat