E dhimbshme: Gjendet pa shenja jete një grua në Ferizaj, mjeku konstaton vdekjen

Kronikë e zezë

E dhimbshme: Gjendet pa shenja jete një grua në Ferizaj, mjeku konstaton vdekjen

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 16:42
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në rrugën “Ramadan Rexhepi” në Ferizaj, ku një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.

Burimet e sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se kanë pranuar një paciente e cila ishte gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.

Ndërsa, deri tani nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri te vdekja e viktimës.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia të cilët po ashtu kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat