​Arrestohet një person për vjedhje në Ferizaj

Kronikë e zezë

​Arrestohet një person për vjedhje në Ferizaj

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 18:57
Ilustrim

Sot, në orën 15:10 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në një qendër tregtare në rrugën "Rexhep Bislimi" në Ferizaj është një rast në proces i vjedhjes.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin me inicialet E.D. (24), i cili kishte vjedhur disa gjëra brenda qendrës tregtare dhe në tentim për t'i ikur personelit të sigurimit, pak metra më larg qendrës tregtare, ndalohet dhe arrestohet nga policia.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

I njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar vjedhje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat