Një 40 vjeçar është gjetur pa shenja jete të mërkurën, në shtëpinë e tij në Prizren. Lajmin për Kosovapress e ka konfirmuar drejtori i policisë për rajonin e Prizrenit, Faton Alija.
“Sot rreth orës 11: 55 në rrugën” Xhevë Lladrovci” është gjetur një trup i pajetë mashkulli rreth 40 vjeq. Në konsultim me prokurorin është inicuar rast hetimi i vdekjes.
Trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, ka thënë Alija.