Nën ndikimin e alkoolit një grua sulmon një burrë në kafiteri në Prizren

Kronikë e zezë

Nën ndikimin e alkoolit një grua sulmon një burrë në kafiteri në Prizren

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 10:05
Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme një burrë në Prizren është sulmuar nga një grua e cila ishte nën ndikimin e alkoolit.

Rasti sipas policisë ka ndodhur në një kafiteri teksa edhe viktima edhe e dyshuara kanë pranuar tretman mjekësor.

“Sheshi i Lidhjes, Prizren 25.11.2022-18:30. Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor pasi që i njëjti derisa ka qenë në një kafiteri është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare e cila ishte nën ndikim të alkoolit.

Viktima dhe e dyshuara kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat