Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, sot rreth orës 20:50 minuta në rrugën e Kamenicës në një pikë kontrolli rutinë me radar kanë ndalur një automjet me tabelat vendore të cilin e drejtonte A. A. shtetas i Kosovës për shkak të tejkalimit të shpejtësisë.
Sipas Policisë, i njëjti pasi është verifikuar nga ana e zyrtarëve policor, ka rezultuar se është i kërkuar nga Interpoli për shkak të veprës penale “Vjedhje e rëndë”, e kryer jashtë shtetit të Kosovës.
I njëjti është arrestuar nga ana e zyrtarëve policor dhe është sjellë në Stacionin Policor Gjilan për procedim të mëtejmë ligjor.