Janë arrestuar tre të dyshuar gjilanas, dy prej tyre pasi që kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin e tretë i cili është mjek, të cilit i kanë shkaktuar lëndime.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, të shtunën rreth orës 12:52.
I dyshuari i tretë është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor dhe për shkak të sulmit ka pranuar tretman mjekësor.
“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, njoftoi Policia e Kosovës.