Tre persona të mitur janë arrestuar mbrëmë në Istog, pasi që të njëjtit, dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme, kanë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar, të cilit i kanë shkaktuar lëndime.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor.
Ndërsa njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar mjetin-thikën, e cila dyshohet se është përdorur në rast.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.