Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë në Gjilan.
Megjithatë, policia njofton se pasi i dyshuari nën kërcënimin e armës ka grabitur paratë nga arka, punëtorët e marketit gjatë ballafaqimit kanë arritur ta ndalojnë hajnin.
Nga njësiti policor i dyshuari është arrestuar si dhe ju është konfiskuar një armë zjarri me një karikator me katër fishek.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.