Një burrë është arrestuar në Prishtinë, sepse dyshohet se nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht një grua.
Policia sot ka informuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Rasti ka ndodhur të hënën në mbrëmje.
Ndërkohë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.