Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka shoqëruar një person në Gjilan.
Ai dyshohet për veprën penale “shantazh”.
Sipas njoftimit të Policisë, i shoqëruari dyshohet se e kishte shantazhuar një grua me disa foto në rrjete sociale.
Me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.