Kanoset me armë zjarri një person në një pompë të derivateve
Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dhe se ka kanosur një tjetër në një pompë të derivateve.
Në raportin 24-orësh të Policisë të Kosovës bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Fushë Kosovë 30.11.2022 – 22:40. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në një pompë të derivateve është sulmuar fizikisht dhe kanosur me një armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pistoleta (ajrore) është konfiskuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.