Raportohet se si pasojë e një vet-aksidenti ka vdekur vozitësi.
Ndërsa lëndime trupore ka pësuar pasagjeri i cili është dërguar për tretman mjekësor.
Policia njoftoi se rasti ka ndodhur rreth orës 02:50 të shtunën, në fshatin Preoc të Prishtinës.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.