Është raportuar se pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, një person është dërguar në emergjencën e spitalit të Prizrenit.
Aty nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës mashkull kosovar është pa shenja jete.
Policia bëri të ditur se rasti ka ndodhur në fshatin Korish, të shtunën rreth orës 13:45.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve për ceremoni. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.