Janë arrestuar shtatë të dyshuar kosovarë, pasi janë rrahur në mes vete në rrugën “Haki Povataj” në Deçan.
Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 17:30, njoftoi Policia e Kosovës.
“Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.