Një person në Lipjan ka penguar gjykatësen që ta kryejë punën e vet gjatë seancës gjyqësore.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, i dyshuari dje kishte penguar atë dhe më pas është arrestuar nga organet e rendit.
I njëjti është dërguar në mbajtje.
PENGIM I PERSONIT ZYRTAR NË KRYER TË DETYRËS
Rr. Hamzë Jashari, Lipjan 05.12.2022 – 10:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë seancën gjyqësore ka penguar gjatë kryerjes së detyrës gjykatësen viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.