Një burrë u dërgua pa shenja jete në QKMF në Deçan

Kronikë e zezë

Një burrë u dërgua pa shenja jete në QKMF në Deçan

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Një burrë nga fshati Carrabreg i Deçanit dje u dërgua pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

“Nga familjarët e tij në QKMF, është dërguar pa shenja jetë viktima mashkull kosovar. Sipas familjarëve viktima ishte rrëzuar aksidentalisht dhe si pasojë e lëndimeve të marra kishte ndërruar jetë.”, informoi Policia.

Ndërkohë, me vendim të prokurorit, viktima u dërgua në IML për autopsi.

Policia rastin po e cilëson si “Hetim i vdekjes”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat