E gjeti portofolin me mbi 700 euro e dy kartela bankare, qytetari e dorëzoi në Polici

Kronikë e zezë

E gjeti portofolin me mbi 700 euro e dy kartela bankare, qytetari e dorëzoi në Polici

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 15:47
Ilustrim

Një person me inicialet XH.R dorëzoi dje në Polici, në Kllokot një portofol që e kishte gjetur në afërsi të një marketi.

Policia sot informoi se në portofol kishte mbi 700 euro, 100 franga dhe dy kartela bankare.

Në stacionin policor, portofoli i gjetur iu kthye pronarit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti në komunitet i Policisë së Kosovës të Stacionit Policor Klloko me 05.12.2022 rreth orës 17:15 ne Stacionin Policor Kllokot , kanë pritur personi Xh. R. nga një fshat i Komunës së Vitisë i cili sjell një portofol që e kishte gjetur afër marketit “Viva-Fresht” në Kllokot . Ne portofol kishte një shumë parash (735 euro dhe 100 franga Zvicrani ) si dhe (2) dy kartela bankare. Policia e Kosovës kanë arrit që në bazë të kartelave bankare ta identifikojnë dhe thrrasin personin që e kishte humbur portofolin ( ai ishte duke qëndruar në Banjën e Kllokotit për rehabilitim). Në prezencë të policisë në stacionin policor në Kllokot , portofoli i gjetur i kthehet pronarit legjitim.”, informoi Policia.

Personi që kishte humbur portofolin, falënderoi personin që kishte gjetur atë, si dhe falënderoi Policinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat