Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur sonte në Prishtinë në lagjen “Lakrishte”.
Një çiklist i moshës 60 vjeçare e ka humbur jetën, si pasojë e goditjes nga një automjet.
Kështu deklaroi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.
“Rreth orës 20:45, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në lagjen “Lakrishte” në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se një automjet dhe një biçiklist janë përfshirë në aksident. Si pasojë e aksidentit çiklisti, mashkull rreth 60 vjeç, ka humbur jetën. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha Borovci.