Policia sot informoi se u arrestua një person në Istog për veprën penale ‘Vjedhje e rёndё nё tentativë’.
Rasti i vjedhjes në Dubovë të vogël të Istogut, u raportua dje në Polici.
“Policia menjёherё iu ёshtё pёrgjigjur rastit dhe nё vendngjarje kanё kontaktuar me dëshmitarin i cili deklaron se nё shtёpinё e viktimёs ka parё dy (2) persona tё armatosur dhe tё maskuar nё katin e dytё tё shtёpisё. Tё dyshuarit duke përdorur forcёn kanё hapur derën dhe janё futur nё katin e dytё tё shtёpisё. Policia gjatё hetimit ka hasur nё njё veturё tё braktisur me targa vendore e cila pas verifikimeve tё bёra rezulton se ёshtё pronё e njё “Rent a Car”, tё cilёn e kishte marrё me qira i dyshuari. Pas një pune intensive nga zyrtaret Policor tё Stacionit Policor nё Istog, ёshtё arritur tё identifikohet dhe arrestohet i dyshuari: B.H. i lindur me 1990.”, bëri të ditur Policia.
Pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit, i dyshuari u dёrgua nё mbajtje pёr 48 orё.