Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 15 vjet burgim të akuzuarin S.O, për veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare”.
Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për medie nga kjo gjykatë, ku thuhet se të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Pala e dëmtuar është udhëzuar ne kontest juridiko civil për realizimin e kërkesës pasurore juridike. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
S.O ngarkohej se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare” nga neni 235, paragrafi 4, nënparagrafi 4.2 dhe paragrafi 4.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës së Kosovës.