Një person i cili ishte në stop listë, ka arritur që t’i shmanget arrestimit gjatë kalimit në pikën kufitare në Jarinje, duke dalë në Serbi.
Kështu ka bërë të ditur të premten Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit, i dyshuari gjatë ndalimit policor i ka sulmuar policët.
“I dyshuari mashkull i cili ishte në stop listë, gjatë tentimit për ta ndalur nga zyrtaret policorë i ka sulmuar policët dhe ka arritur që t’i shmanget arrestimit nga zyrtarët policor duke kaluar në pjesën e Serbisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.