Një burrë kërkoi tretman mjekësor të premten në Spitalin e Gjilanit, pas ishte goditur me thikë nga persona të panjohur.
Policia sot informoi se lidhur me rastin u arrestua një person.
“Viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në lidhje me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.”, bëri të ditur Policia.
Rasti u cilësua si “Vrasje në tentativë”.