Një mobilieri është përfshirë nga zjarri.
Rasti ka ndodhur në fshatin Peran të Podujevës.
Mobilieria gjendej në katin e sipërm të një pompe derivatesh.
Kështu tha zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se nga zjarri nuk ka të lënduar.
“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në fshatin Peran rë Podujevës, ku nga zjarri është përfshirë një dyqan (mobilieri) që ndodhet në katin e sipërm të një pompe derivatesh. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Zjarri është lokalizuar, nuk ka persona të lënduar”, tha Ahmeti.