Plagoset një person në Pejë

Kronikë e zezë

Plagoset një person në Pejë

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 10:59
Foto ilustrim

Një person është plagosur me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së dielës në fshatin Baran të Pejës.

I dyshuari pas kryerjes së veprës ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Sipas raportit 24 orësh të policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor.

LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Fsh. Baran i Epërm, Pejë 11.12.2022 – 07:02. Është raportuar se viktima mashkull kosovar për shkaqe ende të panjohura në një lokal ishte plagosur me armë zjarri nga një person i dyshuar mashkull kosovar i cili pas kryerjes së veprës penale ishte larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, viktima është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat