Një person për shkaqe ende të panjohura në një lokal është plagosur me armë zjarri nga një person i dyshuar mashkull kosovar, i cili pas kryerjes së veprës penale ishte larguar në drejtim të panjohur.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Baran i Epërm të Pejës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, viktima është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet.