Një i mitur është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për sulm seksual ndaj një vajze.
Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, njofton policia.
Njoftimi i plotë i policisë:
SULM SEKSUAL/Gllogoc 12.12.2022 – 18:40. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.