Një person është therrur me thikë në afërsi “Bill Clinton” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 18 :30, kemi marrë informatën se një person i lënduar ndodhet në rrugën Bill Klinton në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se lëndimet e personit janë të shkaktuara nga një mjet i mprehtë”, ka thënë.
Bëhet e ditur se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkaq Policia ka nisur hetimet lidhur me rrethanat e këtij rasti.