Policia sot ka informuar se dje në Viti, një person është dërguar te mjeku pa shenja jete.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në qendrën emergjente në Gjilan.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar nga familjarët e tij ishte dërguar te mjeku pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”, ka bërë të ditur Policia.
Ndërkohë, rasti vazhdon të hetohet.