Policia sot informoi se u arrestua një burrë i kërkuar në Pejë.
Kjo nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.
Viktima pas intervistimit, sipas Policisë, me dëshirën e saj u vendos në shtëpi të sigurt.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”, bëri të ditur Policia.