Arrestohet një person në Ferizaj, kërcënoi nënën e tij 62-vjeçare

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Ferizaj, kërcënoi nënën e tij 62-vjeçare

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 19:43
Ilustrim

Një person është arrestuar në fshatin Talinovc i Muhaxherëve në Ferizaj, si i dyshuar për dhunë në familje.

Policia njofton se i dyshuari A.TH 27-vjeçar, të premten mbrëma ka shkaktuar dhunë në familje duke e kanosur nënën e tij 62-vjeçare.

“Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot kanë pranuar një informacion se mbrëmë rreth orës 22:30  në fshatin Talinovc i Muhaxherëve të Ferizajt ishte një rast i dhunës në familje”, thuhet në komunikatën për media.

“Në lidhje me këtë policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe në rast janë kyçur hetuesit e Njësisë së Dhunës në Familje të cilët e kanë arrestuar personin A.Th  (M.K) i moshës 27 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje, kishte shkaktuar dhunë në familje duke e kanosur nënën e tij të moshës 62 vjeçare”.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore. Ndërsa, rasti është cilësuar “Dhunë në familje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat