Një tentim-dhunimi është raportuar së fundi në rajonin e Pejës.
Viktima femër ka bërë të ditur se i dyshuari duke tentuar ta mashtrojë dhe duke përdorur forcë, ka tentuar ta kryej veprën e lartcekur.
Policia e Kosovës, bënë të ditur se i dyshuari është intervistuar dhe ka mohuar pretendimet e viktimës.
Në konsultim me prokurorin e shtetit rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante.
Njoftimi i plotë i policisë:
Pejë 17.12.2022 – 03:18-06:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar duke e vënë në lajthim dhe duke përdorur forcë ka kryer veprën e lartcekur të tentim dhunimit. I dyshuari është intervistuar dhe ka mohuar pretendimet e viktimës. Në konsultim me prokurorin e shtetit rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante.