Pesë persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Gjilan. Në aksident janë përfshirë dy automjete.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:30 të mëngjesit.
“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Gjilan. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore”, kanë thënë nga Policia.
Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin.