Policia njofton se Njësia për Kontroll të Autostradave gjatë kontrollit në trafik ka identifikuar shoferin i cili drejtonte mjetin duke përdor sinjale me drita rotative të vendosura para në veturë.
Të njëjtit i janë konfiskuar pajisjet (dritat rotative) si dhe është gjobitur me 500€.
“Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, njofton policia.