Dyshohet se është vendosur një bombë në një veturë në Pejë, afër gjimnazit “Bedri Pejani”.
Media ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se ka arritur Policia e Kosovës me ç’rast është rrethuar vendi i ngjarjes.
Aty për pak pritet të arrijë njësiti i FSK-së për deminim.