Media mbrëmë raporoi se është gjetur një mjet i dyshimtë në një veturë në afërsi të gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi ka thënë se ankuesi e kishte dërguar veturën për riparim në një autoservis kur kanë hasur në mjetin e dyshimtë.
Sipas Gashit, ende nuk dihet se për çfarë mjeti bëhet fjalë, pasi që mjeti është dërguar për ekspertizë
“Mbrëmë rreth orës 22:20 policia është njoftuar nga ankuesi se në veturën e tij të cilën e kishte për riparim në një autoservis, kanë gjetur një mjet të dyshimtë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë sigurimin e hapësirë dhe është njoftuar njësiti për demnim i policisë i cili ka ardhur dhe ka tërhequr mjetin. I njëjti është dërguar për ekspertizë për të parë se për çfarë mjeti të dyshimtë bëhet fjalë”, ka thënë Gashi.