Një vajzë me probleme psikike është arrestuar të premten, rreth orës 16, në Prishtinë.
Ajo raportohet se ka tentuar ta sulmojë fizikisht babanë.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje, vajza e tij, e dyshuara femër kosovare, me probleme psikike, ka tentuar ta sulmojë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.