Një burrë është gjetur pa shenja jete dje në Gjilan.
Rasti ka ndodhur rreth orës 13:31.
Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore dhe prokurori i shtetit, teksa janë sekuestruar prova materiale lidhur me rastin.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion” thuhet në njoftimin policor.
Rasti është inicuar si “Vdekje e dyshuar”.