Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në fshatin Restelicë të Dragashit, bënë të ditur Policia e Kosovës.
Sipas policisë një person kishte raportuar se shtëpia e tij ishtë përfshirë nga flakët, kurse shkaqet nuk dihen.
Ky rast është duke vazhduar të hetotohet.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është përfshirë nga zjarri shtëpia e tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia.