Një grua nga Podujeva ka raportuar se vjehrri i saj po ushtron dhunë ndaj saj.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar, përcjell Klankosova.tv.
” Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (vjehrri i saj) është duke ushtruar dhunë ndaj saj.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.