Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Novosellë të Pejës.
Lajmin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
Gashi tha se në aksident ishin të përfshira dy vetura.
“Rreth orës 7:46 në fshatin Novosellë ka ndodhur një aksident mes dy veturave. Tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Ata janë dërguar në drejtim të spitalit rajonal.
Ende nuk dihet shkalla e lëndimeve të këtyre personave”, tha Gashi.