98 persona kanë vdekur si pasojë e aksidenteve në trafik në Kosovë nga janari e deri në muajin nëntor.
Kështu bëhet e ditur në një përgjigje për Klankosova.tv nga policia.
Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 87 aksidente fatale.
Për 11 muaj në vendin tonë ndodhën 7 mijë e 45 aksidente me lëndime, ku janë lënduar 13 mijë e 369 persona.
Organet e rendit gjithashtu kanë pasur edhe aktivitete në parandalimin e aksidenteve.
Kështu policia i ka shqiptuar 602 mijë e 858 gjoba, për shkelësit e rregullave të trafikut.